fbpx

Mezoterapi për trupin

Mezoterapia për trupin.

Nëse dëshironi të rinovoni, freskoni ose tonifikoni lëkurën tuaj mezoterapia mund tju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja. Mezoterapia është një metodë jo kirurgjikale dhe përfitimet që ajo i jep trupit janë të shumta. Mund të përdoret në fytyrë, skalp, gjoks, qafë, dekolte, duar, strija dhe zona ku ka yndyrë të shtuar. Përdoret gjithashtu për të ndihmuar në uljen e celulitit, për të nxitur humbjen e peshës, për të forcuar lëkurën e varur, për të trajtuar strijat dhe plakjen e lëkurës, për të nxjerrë toksinat e tepërta të trupit.

Gjithashtu përdoret për të përmirësuar teksturën e lëkurës, ndihmon mikroqarkullimin si dhe ndihmon oksigjenimin e shtresave të lëkures. Injektimi i koktejeve me aminoacide, acid jaluronik apo ekstrakte të tjera natyrale në shtresën e mesme të lëkurës tuaj bën rinovimin e qelizave, të cilat stimulojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të shëndetshme, tonike dhe të freskët. Mezoterapia mund të jetë gjithashtu, një metodë e shkëlqyer jo kirurgjikale për trajtimin e yndyrës së tepërt në zonat e krahëve, kofshëve, barku, vithet.

Kur kokteji injektohet direkt në zonat problematike, parandalon qelizat e trupit të ruajnë yndyrën duke rritur shkallën tuaj metabolike lokale dhe duke zbërthyer yndyrën ekzistuse. Kur injektohet kokteji në indin dhjamor, shtresa e dyfishtë e membranës qelizore yndyrore fryhet dhe ngurtësohet dhe më pas fillon zbërthimi i yndyrës duke i shndërruar qelizat dhjamore në grimca të vogla yndyrore. Procesi i fundit ndodh në mëlci ku yndyra shpërbëhet plotësisht në dioksid karboni dhe ujë.

Kokteji synon të djegë yndyrën dhe celulitin e lokalizuar në zonat ku ndodhet. Injektohet direkt në zonën që ka celulit dhe që do të trajtohet dhe si rezultat lëkura do të jetë e njëtrajtshme dhe e lëmuar dhe me reduktm të celulitit në mënyrën më natyrale. Dhimbjet gjatë procedurës së mezoterapisë janë minimale, nuk ka efekte anësore dhe seancat varen nga trajtimi që do të zgjidhet,rezultatet që do arrihen dhe tipi i lëkurës.

IntervistëShije Shtëpie - Çfarë është intoleranca ushqimore - Tv Klan

Simptomat që shkaktohen nga intoleranca ushqimore