fbpx

Intoleranca ushqimore

Intoleranca ndaj ushqimit manifestohet me reagime të padëshiruara të trupit, të shkaktuara nga marrja e ushqimeve që përmbajnë substanca që trupi nuk është në gjendje t’i metabolizojë siç duhet. Alergjitë ushqimore, ndryshe nga intolerancat, ndodhin në formën e reaksioneve të parakohshme. Simptomat e intolerancës ushqimore, në disa raste, mund të kthehen në kronike.

Testi i Intolerances nëpërmjet ADN.

Njohja e profilit gjenetik në fushën ushqimore lejon identifikimin e ushqimeve dhe / ose shtesave ushqimore kundrejt predispozitave individuale, të cilat për këtë arsye do të rriten në planin ushqyes, dhe ato më pak të përshtatshme të cilat duhet të ulen për të parandaluar kushte të caktuara drejt të cilave dikush është “i predispozuar gjenetikisht”. I gjithë informacioni gjenetik përkthehet në ushqyerje dhe këshilla drejt nje integrimi sa më natyral në një mënyrë absolutisht të personalizuar. Paneli parashikon shqyrtimin e intolerancave me origjinë gjenetike, laktozës dhe glutenit, testeve treguese të predispozicionit ndaj kushteve më të zakonshme te cilat korrigjohen përmes përdorimit të duhur të ushqimit , si :mungesa e acidit folik , metabolizmi i vitaminës D , metabolizmi i yndyrnave dietike dhe sheqernave , predispozicion për mbipeshë / nënipeshë). Ushqimet, e përzgjedhura në bazë të gjenetikës së dikujt, luajnë rol parandalues ​​në rezultatet që arrihen pa dieta kufizuese dhe mirëmbahen me kalimin e kohës falë studimit të ADN-së së vet.

– Një analizë e VETME, sa për “100 ekzaminime së bashku”, zbulon ushqimet që nuk ju tret trupi dhe problemet shëndetësore.

Testi gjenetik i ADN për dietën na lejon të përcaktojmë duke lexuar në gjenet tuaja cilat ushqime ju japin benefite dhe për pasojë të këshillojmë rritjen e tyre në planin tuaj nutricional, dhe cilat ju bëjnë dëm, e për pasojë të këshillojmë uljen e konsumit te tyre në planin nutricional për të shmangur sëmundje ndaj të cilave jeni gjenetikisht të predispozuar. Plani nutricional hartohet në bazë të rezultateve dhe është tërësisht individual, pra bazohet dhe në kërkesat dhe nevojat e secilit individ të vecantë përmes konsulencës me nutricionistët tanë. Në rast të predominimit të pozitivitetit, planet nutricionale janë përshtatur për të përdorur alimente të përzgjedhura të cilat në shumë raste kanë përparësi ndaj reduktimit të tyre. Cdo plan nutricional është thelbësisht indikativ, që do të thotë që ai duhet të adaptohet sipas nevojave dhe kërkesave të pacientit ( patologji eventuale, shije, marrja e ilaceve të ndryshme, integratorëve, etj). Shumë njerëz e kalojnë jetën e tyre pa e mësuar kurrë se intolerancat ushqimore janë shkaku kryesor i shëndetit të tyre të keq, apo që nuk bien dot nga pesha sado që mbajnë dieta. Çuditërisht, janë të njohura alergjitë ushqimore, por dihet pak mbi intolerancat ushqimore. Edhe pse, në fakt, të pasurit e një intolerance ushqimore është shumë më e zakonshme se një alergji ushqimore. Njerëzit që ndihen keq bëjnë qindra analiza e teste, përfshirë atë të alergjisë, por nuk e dinë se: Ajo që u duhet është pikërisht Testi i Intolerancës Ushqimore. Shpesh, ky test është zgjidhja e problemeve shëndetësore në mënyrë natyrale, pa u “furnizuar” me ilaçe.

  • Jeni mbipeshë?
  • Keni dhimbje barku?
  • Probleme të tretjes?
  • Djegie dhe fryrje stomaku?
  • Gastrite?
  • Dhimbje kronike të kokës?
  • Ankth, stres, depresion?
  • Lodhje kronike?
  • Mungesë përqendrimi?
  • Alergji të lëkurës, Sinusit?
  • Çrregullime në jashtëqitje?
  • Probleme hormonale?
  • Fryrje të këmbëve dhe duarve?
  • Anemia?
  • Jeni shtatzanë ose kërkoni të mbesni shtatzanë?
  • Keni femijë me crregullim të spektrit autik?
  • Keni probleme menopauze?
  • Probleme me sëmundjet reumatizmale
  • Keni toksina në trup?
  • Mungesa Vitaminash?
  • Mungesa Mineralesh?
  • Keni rrezatime?
  • Pagjumësi?
  • Luhatje emocionesh?

Testi është ideal për humbje peshe, sidomos kur keni dështuar me dietat, jeni pas lindjes, apo nuk po dobësoheni pavarësisht se rrini pa ngrënë, apo bëni cdo lloj përpjekje tjetër…

DIETA E PERSONALIZUAR MBI BAZEN E GJENEVE TUAJA ËSHTË DIETA E VETME PER TU DOBËSUAR NË MËNYRË PERFEKTE.

 

Na ndiqni ne rrjetet social

Facebook 
Instagram

IntervistëShije Shtëpie - Çfarë është intoleranca ushqimore - Tv Klan

Simptomat që shkaktohen nga intoleranca ushqimore